Tregu u hoq padrejtësisht, PD bashkohet me protestën e qytetarëve në Belsh

Partia Demokratike i është bashkuar protestës së qytëtarëve të Belshit, të cilët kërkojnë të drejtën e dyre pasi Bashkia e Belshit ka hequr pazarin nga qëndra e Belshit.

Deputeti Ervin Salianji, u shpreh se PD do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve, dhe përkrahja do të jetë edhe në protestat e radhës për këtë shqetësim.

Salianji u shpreh se vetë Kryetari i Bashkisë nuk jeton fare në Belësh dhe vendimet nuk i mer në të mirë të qytetarëve. Ne do të jemi përsëri këtu u shpreh Salianji, dhe se protesta e sotshme ishte një vetëm një paralajmërim, PD do të mbështesë gjithmonë qytetarët.

'Vendimarrjen do ta merrni ju dhe javën tjetër nëse nuk do të ketë reflektim, nëse ju ju lënë në këtë gjendje, ata nuk mund të bëjnë një genocid tjetër mbi genocidin, sepse ky është genocid, t'i lësh familjet pa bukë për shkak se do të pasurosh dy njerëz.

Ne do ta përshkallëzojmë protestën, do të jemi bashkë me ju, do të bllokojmë jo vetëm rrugën këtu por do të bllokojmë aksin nacional dhe kombëtar, deri sa të marrë zgjidhje, dhe ju do të dilni, të fitoni të drejtën tuaj, që e keni të drejtë nga zoti dhe nga natyra dhe e nuk jau heq dot as për tu pasuruar Rama i qeverisë dhe as ky Rama i bashkisë. Se për vete e ka zgjidhur ky i bashkisë, e keni parë të rrijë këtu apo jeton në Elbasan a në Tiranë'.- u shpreh Salianji.