SYRI TV/ SPAK mbyll hetimet për grupin e kastratit: Akuzohen për trafikim të narkotikëve

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet duke çuar në Gjykatë kërkesën e nisjes së gjykimit të disa prej anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga Jetmir Kastrati. Ata akuzohen për një sërë veprash penale, ndërsa shtrinë aktivitetin e trafikimit të narkotikëve në disa vende të Bashkimit evropian.

Syri tv

SPAK ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit dhe ka dërguar në GJKKO kërkesën për kalimin në gjykim të dosjes së një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej nga Jetmir Kastrati alias Sokol Krasniqi, e që trafikonin drogë në disa vende të Bashkimit Evropian. Ky procedim penal është regjistruar kundër shtetasve

TË PANDEHUR

1. Klajdi Dervishi alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti

2. Arteid Musallari

3. Eltion Dani

4. Nikolin Noku alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini

5. Zamir Hoxha

SPAK thotë se ka provuar që gjatë viteve 2018-2019,  të pandehurit në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati në përbërje të të cilit ishin dhe shtetasit e tjerë shqiptarë Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, si dhe shtetas të tjerë të huaj, vepronin kryesisht në Danimarkë, Suedi, Holandë dhe Belgjikë, në trafikimin dhe përpunimin e kokainës dhe kanabisit dhe me shpërndarjen e tyre tek shtetas të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji. Në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe janë dënuar nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit më në krye Jetmir Kastratin. Ndërkohë në Shqipëri janë dënuar me burgim shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani për “Pastrim parash, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.