‘Do të krijoj shtet brenda shtetit’/ Rama u jep medieve të huaja ‘ushqim’ të ri: Nuk jam konsultuar me SHBA-në

Në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë shënjestruar qeverisjen e korruptuar dhe narkoshtetin e Edi Ramës, ky i fundit gjen mënyrën se si të tërheqë vëmendjen nga skandalet e tij.

Kryeministri ka bërë të ditur për median amerikane ‘New York Times’ se ka në plan të krijojë një shtet brenda shtetit.

Bëhet fjalë për një enklavë sipas modelit të Vatikanit.

Por kjo enklavë do të qeveristet nga bektashinjtë.

Në këtë mënyrë, ky do jetë shteti më i vogël edhe në botë.

Sipas gazetës, ai do jetë katër herë më i vogël se Vatikani.

Në këtë territor do të lejohet alkooli dhe femrat do të veshin çfarë të duan, pasi nuk do ketë rregulla për stilin e jetesës.

I gjithë shteti do jetë rreth 11 hektarë.

“Shqipëria kërkon që ta kthejë në një shtet sovran me administratën, pasaportat dhe kufijtë e saj. Kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi,” shkruan gazeta.

Shteti i ri do jetë në kryeqytetin shqiptar dhe do ketë për synim promovimin e tolerancës fetare.

"Një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë. Kjo do të duhet të miratohet nga Parlamenti, i kontrolluar nga Partia Socialiste në pushtet e zotit Rama. Është e paqartë se cilat vende, nëse ka, do të pranojnë të njohin sovranitetin e bektashinjve.

Deri më tani, z. Rama, një katolik jo praktikant, tha se vetëm disa nga ndihmësit e tij më të afërt e dinë për planin dhe aleatët e NATO-s si Shtetet e Bashkuara nuk janë konsultuar," thekson gazeta.