Masa të forta sigurie/ Fillon në Mynih ‘Oktoberfest’

Këtë të shtunë në Mynih fillon Oktoberfest, i cili do të zgjasë deri më 6 tetor dhe masat e sigurisë janë jashtëzakonisht të forta, duke pasur parasysh shkallën e lartë të rrezikut nga terrorizmi islamik.

Pas sulmit të fundit në një festival në qytetin perëndimor të Solingenit, ku mbetën të vrarë tre persona, çështja e sigurisë është sërish në fokus dhe autoritetet e sigurisë janë jashtëzakonisht të kujdesshme dhe çdo informacion është hetuar tërësisht.

Gazeta thekson se në Oktoberfest aplikohet një koncept i sofistikuar sigurie, kontrollet e hyrjes, ndalimi i çantave të mëdha, thika dhe shishet e qelqit, prania e një numri të madh policësh dhe tenxhere betoni për të parandaluar sulmet me makina.

Për herë të parë, rreth 40 detektorë metalikë të dorës do të përdoren në mënyrë të rastësishme gjatë inspektimeve, njoftoi drejtori i festivalit popullor Clemens Baumgertner.

Siç tha ai, do të jenë në detyrë rreth 600 policë dhe disa mijëra roje sigurie.

Kryebashkiaku Diter Reiter tha se shërbimet kompetente bënë gjithçka që mundën për të garantuar sigurinë e vizitorëve.

Sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Hermann, nuk ka shenja konkrete rreziku, por niveli i përgjithshëm i kërcënimit nga terrorizmi islamik është i lartë.

Kur bëhet fjalë për çmimin e birrës në Oktoberfest të këtij viti, ai varion nga 13,60 deri në 15,30 euro, prandaj disa vizitorë janë të mërzitur, sipas Tagespiegel.

Miliona vizitorë priten në Oktoberfest deri më 6 tetor.