Pas shumë përpjekjeve, Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit

Ish-reperi Feronit Shabani i njohur si “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente. Kjo është konfirmuar nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e ka edhe me një dokument.

“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”, deklaroi ish-reperi.

 

Sipas këtij vendimi, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin. Pas kësaj Fero ka publikuar video teksa shihet i lumtur pranë vajzës së tij Ninës.