Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Le të shpërndajmë modelin tonë, historia na njeh si paqedashës

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

Kreu i shtetit thotë se konfliktet e fundit përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore.

Sa i përket shqiptarëve, Begaj thotë se historia na njeh si paqedashës dhe ne duhet të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes.

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera. Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të”, tha Begaj.