Goli i Uzunit nuk mjaftoi për t’i dhuruar fitoren ekipit të tij, Granada shkarkon trajnerin

Myrto Uzuni është rikthyer dhe ka lënë pas momentin e tij të errët, fill pas grumbullimit me përfaqësuesen, Uzuni është rikthyer të bëjë liderin te Granada. Pasi u zhbllokua një javë më parë, Uzuni zbriti në fushë si titullar për ekipin e tij në ndeshjen kundër Malaga-s.

Në minutën e 71-të, sulmuesi beratas ndoqi mirë një aksion në zonë, insistoi deri në fund duke dërguar topin në rrjetë dhe Granada-n në avantazh. Për fat të keq, sërish goli i Uzunit nuk mjaftoi për t’i dhuruar fitoren ekipit të tij, pasi në shtesë, në minutën e 93-të, Malaga barazoi shifrat në 2-2. Vendasit fituan një 11-metërsh në minutën e 8-të të shtesës, por zëvendësuesi i Uzunit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke bërë që dy ekipet të ndanin nga 1 pikë.

Me 6 pikë në 6 javë, Granada renditet në vendin e 12 në La Liga2, një ecuri negative e cila solli dhe shkarkimin e trajnerit Guillermo Abascal, vendim ky i bërë publik nga ana e klubit me anë të një deklarate për mediat.