Drejtësia, shtabi elektoral socialist 2025 me amnisti bandash

Nga Basir Çollaku/

Gjyqtarja Elsa Toska dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese dhe arsyet e thëna janë thjesht një fjalëshe, personale. E votuar me 105 vota kur mandati vazhdonte ende për vite, ajo tërhiqet nga detyra. Lindita Nikolla ish-kreu i Kuvendit në mbyllje të sesionit u dorëhoq për arsye personale. Shëndeti nuk ia mundësonte ngarkesën në zyrë por i mjaftonte të sfilitej në terren elektoral nëpër fshatra. E dyta u veshmor se arsye pretekst ishte edhe Spiropali. Ndërsa Gjykata Kushtetuese edhe në atë derexhe ku ndodhet ka telashe ekstreme.

A po prodhojnë një krizë të re?

Ajo duhej të fliste më tepër. Por heshtja shpesh prodhon arsye më shumë.

Duan të dërgojnë zëvendësues një delfin të pushtetit ?

Po vlojnë çështjet si

Dosja Berisha?!!

Rasti Xhaçka?

Çfarë vendimi pritet?

A është kërkuar votë pro ose kundër, ndryshe nga sa ajo ka pasur projeksionin profesional?

A prishet marrja e një vendimi me shumicë votash?

A ka një truk për të shkuar 4 me 4 duke mos u konsideruar vendim?!

A duan të zvarrisin mandatin e Xhaçkës sepse me fikjen e saj Ramës i hapet një pusetë e rëndë penale. Edhe deri këtu e kanë futur fundshpinën pas gardhit

A mbajnë në ajër marrëveshjen e detit me Greqinë?!

Shpartallimi i Ramës jashtë vendit është rritur dhe po ashtu autokracia brenda Shqipërisë. Dhuna e drejtësisë për ta mbajtur atë në pushtet është kriminalizim qelizor.

Rai, Der Spiegel, Bild, Zdf, së shpejti mediet amerikane, italiane, britanike, me info plot, kanë rritur presionin informues në SHBA dhe BE se Shqipëria është narkoshtet i drejtuar nga Edi Rama me lidhje mafioze trafikantësh. Aplikacionet sky-encrochat kutërbojnë kriminalitet qeveritar dhe të bandave bashkë. Në ekonomi zgjedhje dhe drejtësi sundojnë.

A është kthyer Drejtësia si shtab elektoral socialist!!? Prokurori, gjykata dhe polici në çdo nivel?!?

A po vendos drejtuesit policorë rojtarët garantues të plaçkitjes?!

Po. E gjitha

SPAK me urdhër të KM nisi hetim ndaj liderit të opozitës, kreut të PD, Sali Berishës dhe në vijimësi e mban në arrest. Kërkon ta bëjë dosjen agjitacion propagandës kundër tij, objekt fushate.

Ka rikthyer në hetim e gjykim Fatmir Mediun kreun e PR për një rast të gjykuar. Vazhdon hetim ndaj Ilir Metës. Rikthejnë në gjykim pas komisionit TIMS drejtuesin e qarkut të PD në Elbasan? Do prodhojnë ngjarje me dosje për opozitarë të tjerë?

Kanë amnistuar Edi Ramën, Olsi Ramën, Erion Veliajn familjarisht, Taulant Ballën, Ulsi Manian, Belinda Ballukun, Gjiknurin, Xhafën, Felajn, Bushkën, Klosin, Maznikun e shumë të tjerë ?

Në pamundësi për të frenuar masakrimin e imazhit e braktisjes jashtë po bën çdo gjë të vërë me mjete diktature sundimin mafioz. Dhe, dhe mjerisht Drejtësia e Re, është shtabi elektoral socialist zgjedhor 2025, në shtrat të thelluar mafioz..Në krye qëndron i pandehuri i munguar i qelive Edi Rama.