SYRI TV/ Rama pranon kolapsin me pensionet: Ka defiçit dramatik

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërish bizneset me masa të forta, në rast se nuk paguajnë sigurimet shoqërore të plota, në bazë të pagës reale të punonjësve. Ndërsa pranoi  kolapsin e skemës së pensioneve , kryeministri sulmoi opozitën, duke thënë se nuk mjafton ulja e pagës së deputetëve  për të  rritur pensionet.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kërcënimet ndaj bizneseve, duke paralajmëruar  masa të ashpra dhe të forta, në lidhje me pagesat e sigurimeve shoqërore minimale.  Rama ka justifikuar mungesën e rritjes se pensioneve ne vite, me faktin që arka e  shtetit nuk  mbledh mjaftueshëm të ardhura nga sigurimet shoqërore që duhet të depozitojnë  bizneset.   Deklaratat shantazhuese të kryeministrit ndaj biznesve, u bënë gjatë inspektimit në një shkollë  profesionale në  Elbasan,  ku Rama pranoi kolapsin e skemës së pensioneve. 

Kryeministri sulmoi opozitën, e cila ka propozuar  uljen e pagës së deputetëve dhe rritjen e pensioneve. 

Me hërët, gjatë asamblesë së partisë socialiste, Rama i kërcëoi me burg, bizneset që sipas tij, nuk paguajnë sigurimet shoqërore sipas pagës se punonjesve.