", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/September/20/auto_uzuniii_11726865539.jpg", "width": 900, "height": 489 } }

VIDEO/ Uzuni shënon golin e dytë radhazi në kampionat

re ndeshjet e para të Segunda Division nuk ishin më të mirat e mundshme për Myrto Uzunin, që u rikthye në ligën e dytë spanjolle me Granadën e tij.

Por bomberi kuqezi duket se ka gjetur formën, pasi në dy ndeshjet e fundit ka tundur dy herë rrjetën. Pas golit të javës së shkuar në barazimin 2-2 me Elche, Uzuni ka shënuar sërish mbrëmjen e sotme.

Sulmuesi beratas gjeti golin e dytë radhazi në kampionat, duke kaluar ekipin në avantazh në minutën e ’77 të sfidës me Malagan që u mbyll po në barazim 2-2.

Kujtojmë se edicionin e kaluar në La Liga, Uzuni e mbylli me 11 gola të shënuar në 34 ndeshje duke qenë një ndër më të mirët për Granadën, edhe pse ekipi ra sërish në Segunda Division.