SYRI TV/ Salianji publikon qelizat telefonike të Veliut dhe Alizotit: Në gjyq se çova në qeli Geron Xhafajn

U zhvillua në Gjykatën e Apelit Seanca e fundit për çështjen Babale ku palët lëxuan pretendimet dhe  në datë 26 shtator pritet vendimi. Pas seancës, deputeti Ervin Salianji, deklaroi se me një process të montuar politikisht mbi falsifikimet po kërkohet dënimi i tij, pasi çoi në qeli Geron Xhafajn i dënuar në Itali për trafik droge. Salianji publikoi edhe prova dhe komunikime telefonike se si u falsifikuan provat nga Ardi Veliu dhe drejtuesit më më të lartë të Policisë për llogari të ish-ministrit Fatmir Xhafaj

SYRI TV

Është zhvilluar në Gjykatën e Apelit në Tiranë seancna e fundit për çështjen Babale, ku palët në këtë gjyq bën me dije pretendimet e tyre.

Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, duke e dënuar me 1 vit burg deputetin demorkat, ndërsa pala mbrojtëse hodhi poshtë akuzat e ngritura, duke theksuar se nuk është provuar asnjëherë që Ervin Salianji kishte dijeni, ndaj nuk provon të ketë konsumuar element të veprës penale.

Pas përfundimit të seancës, Deputeti Salianji publikoi provat dhe qelizat telefonike që rrëzojnë dosjen e falsifikuar nga ish drejtori i policisë Ardi Veliu dhe funksionarë të tjerë për interes të deputetit socialist Fatmir Xhafaj, vëlla me  Geron Xhafajn i dënuar në Itali për trafik droge.

Salianji e cilësoi absurde dhe qëndrimin e Ardian Vishës, avokatit të Geron Xhafajt se deputeti demokrat ka bërë denoncime për të rrëzuar qeverinë.

Trupa e gjyqtarëve vendosi që të shapallë vendimin në datën 26 shtator në orën 13:00.