Berisha mban një minutë heshtje për Gerti Bogdanin: Humbëm një përfaqësues të virtytshëm të PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje në nisjen e protestes maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.

‘Humbëm një përfaqësues të virtytshëm të PD-së’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestare dhe qëndrestarëve të pamposhtur, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Përshëndetje të përzemërta oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që përcjellin në të katër anët e vendit të vërtetat e Shqipërisë së sotme, besimin dhe shpresën tek e ardhmja.

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë atyre që sot detyruan Erion Veliaj t’ia mbathë nga bashkia.

Përshëndetje për protestën e tyre të pamposhtur.

Të dashur miq, dje demokratët dhe qytetarët e Tiranës përcollën në banesën e fundit Gerti Bogdanin, njërin nga përfaqësuesit më të virtytshëm të qytetarisë së Tiranës, të PD-së, të rinisë shqiptare.

Ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur, veprën e pavdekshme të Gerti Bogdanit.

I përjetshëm kujtimi i mikut tonë!