Italia shpall gjendjen e emergjencës së jashtëzakonshme në rajonin Emilia Romagna, Meloni mbledh urgjent qeverinë

Italia shpall gjendjen e emergjencës së jashtëzakonshme në rajonin Emilia Romagna.

Kryeministrja italiane Meloni do të mbledhë qeverinë këtë pasdite. Mësohet se kryeministrja do të të kërkojë lëvrimin e 20 milionë eurove ndihmë për zonat e përmbytura.

Bilanci i orëve të fundit ka cuar në mbi 1500 numrin e personave të evakuar ndërsa një 1 person rezulton i zhdukur.

Prej dy ditësh, pjesa më e madhe e rajonit të Emilia Romagna-s në Itali është përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të cilat kanë evakuuar mijëra persona.