SYRI TV/ Gjirokastër, tregu ndotet nga mbetjet: Fruta-perimet e kalbura, vatër insektesh

Mbetje të shumta, kryesisht prodhime bujqësore të kalbura, kanë mbetur pa pastruar në tregun e shumicës në Gjirokastrës. Situata bëhet alarmante për shkak se mbetjet janë kthyer në vatër masive të insekteve, të cilat rrezikojnë të infektojnë fruta perimet që shiten për konsumatorët e qytetit.

 

SYRI TV

Grumbuj të tërë mbeturinash prëj më shumë se dy muajsh kanë mbetur pa pastruar. Mbeturinat janë kthyer në vatër insketesh, vetëm disa metra larg tregut ku shiten me shumicë fruta perime, të cilat më pas u tregtohen qytetarëve të Gjirokastrës.

Për shitësit, situata është e rëndë. Per qytetaret ka vetem një përgjegjës, bashkia e qytetit e cila nuk duketë asnjë sektor.

Ndotja e tregut rrezikon të shkaktojë probleme për qytetarët, që konsumojnë produkte të cilat bashkëjetojnë me insektet.