Gara e Ervin Hoxhës për drejtor policie kthehet në estradë/ Kush është kandidati që bëri shu*** tek gjykata e Lartë dhe…

Gara për postin e drejtorit të përgjithshëm ka marrë përmasa qesharake. Midis 15 kandidatëve që kanë aplikuar është dhe Hajrulla Xhivini, një person i cili aktualisht është në kërkim se ka thyer masën e sigurisë. Ai është arrestuar nga policia e tiranës për ‘Veprime të Turpshme’ në publik dhe i është dhënë masa arrest shtëpie.

Xhevini u filmua dhe u procedua se po urinonte tek hyrja e gjykatës e larte. Xhivini ka thyer masën e sigurisë dhe ka ikur jashtë vendit dhe gjykata ka vendosur një tjetër masë dhe tani është në kërkim.

Burime konfirmojnë se ai ka aplikuar online për postin e drejtorit të policisë së shtetit. Gjithashtu ai dyshohet se ka kërcënuar dhe një gjykatës në Fier dhe në disa dalje në tik tok ka kërcënuar dhe ish-drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku.