‘I urryeri’ i derbit të Madoninës: Do jetë ndeshje e madhe në ‘San Siro’, e mundim Milanin

Hakan Calhanoglu ka besim që Interi do të fitojë derbin e Madoninës, që do të luhet në “San Siro” të dielën në orën 20:45.

Turku është një ish-lojtar i Milanit, ndaj tashmë me fanellën e Interit ai “urrehet” nga kuqezinjtë.

Për derbin, Calhanoglu thekson: “Tani duhet që të rikuperohem pak nga lodhja e madhe e sfidës me Manchester Cityn dhe nga nesër do të mendojmë për derbin. Do të shkojmë më të motivuar në këtë sfidë. Derbi është gjithmonë një ndeshje speciale dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë”.