Çudia me garën fiktive për drejtor/ I shpallur në kërkim dhe me masë sigurie arrest, shkon aplikon për t'u bërë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Detaje të reja nga gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pritet të pësojë një tronditje të fortë.

Një nga 15 emrat që kanë aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin është në kërkim dhe me masë sigurie arrest nga strukturat e drejtësisë në Shqipëri.

VoxNews ka mësuar se bëhet fjalë për Hajrulla Xhivini.

Hajrulla Xhivini, mësohet se është pjesë e Akademisë së Sigurisë, por për të nuk gjen lehtë informacion në Google.

15 kandidatët do të kalojnë në një filtër vlerësimi nga komisioni ad-hoc në Ministrinë e Brendshme në 10 ditët e ardhshme të punës. Në fund të gjithë do të pikëzohen në bazë të kritereve të eksperiencës, trajnimeve dhe aftësive profesionale nga i pari deri tek i fundit.

Lista në vijim i kalon ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili ka të drejtë që njërin prej tyre t’ia propozoj Kryeministrit, që vë firmën përfundimtare.