Aksident në aksin Kardhiq- Delvinë, plagosen dy persona

Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në aksin Kardhiq – Delvinë.

Një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke shkaktuar plagosjen e shtetasve Gëzim Prenga që është njëherazi edhe drejtuesi i mjetit dhe Besim Buçpapaj, pasagjeri, ku ky ka thyer krahun.

Automjeti kishte drejtim për në Sarandë, ku dy të plagosurit po udhëtonin për cështje pune.

Autoambulanca ka transportuar të plagosurit drejt Spitalit të Sarandës ku po marrin ndihmën e parë e ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.