Alonso, në krah të Rodrit: Lojtarët duhet të dëgjohen, duam të mirën e futbollit

Xabi Alonso nuk ka hezituar të tregojë mbështetjen e tij për mesfushorin e Manchester City-t, i cili u ankuar publikisht për mbingarkesën e ndeshjeve dhe madje kishte lënë të kuptohet se një grevë e lojtarëve mund të ishte një opsion real për të refuzuar një kalendari gjithnjë e më të ngjeshur, rezultat i kompeticioneve të reja si Liga e Kombeve apo formati i ri i Kupës së Botës për Klube.

“Unë e kuptoj Rodrin dhe lojtarë të tjerë. E kuptoj që ka ardhur një kohë kur futbollistët mendojnë se ka shumë ndeshje”, tha trajneri i Leverkusenit këtë të premte gjatë konferencës për shtypin para ndeshjes kundër Ëolfsburgut, që do të luhet këtë të diel.

“Lojtarët duhet të dëgjohen, ata duhet të marrin pjesë në këto lloj vendimesh. Sepse ne të gjithë duam të mirën e futbollit”, theksoi ai, duke shtuar se Rodri kishte “absolutisht të drejtë”.