Gjykata e Apelit shtyn vendimin/ Salianjin: Ka përgjime se si Alizoti paguhet nga famozi Ardi Veliu dhe...

Në Gjykatën e Apelit u zhvillua seanca gjyqësore mbi atë që njihet si dosja “Babale”. Ndërsa deputeti demokrat Ervin Salianji tha se nuk ka asnjë provë që e implikon në atë që konsiderohet si inskenim i audio-përgjimit.

Ndërkohë që Gjykata ka shtyrë për me datën 26 shtator shenjen ne vendimit.

Burimet nga gjykata sqarojnë se “duke qenë se procesi ishte goxha i gjate, trupa e gjykuese vendosi qe shpalljen e vendimit ta beje ne date 26 shtator ora 13.00”.

Në dalje nga gjykata, Salianji ka thënë se procesi ndaj tij është i montuar dhe dirigjuar nga mazhoranca. Ai theksoi se regjistrimi është autentik dhe se prokurori vjen në seancë dhe thotë që kjo është një video regjistim, por ajo nuk është video. Është një audio e regjistruar nga gazetari dhe biseda bëhet mes vëllait të Fatmir Xhafajt, Geron Xhafaj dhe Albert Veliu.

"Këtu nuk kemi të bëjmë me njohje timen, unë nuk kam asnjë njohje me Albert Veliun apo Geron Xhafajn. Unë nuk kam asnjë njohje me Alfred Alizotin, në të cilën ka përgjime në prokurori se si paguhet nga famozi Ard Veliu. Ka përgjime se si paguhet nga ish-drejttori policisë Fier Albert Nushi, i cili për rastësi doli edhe te vrasja në Elbasan. Kjo është një çështje për të më goditur mua politikisht",- tha Salianji.