Legjenda Sir Alex Ferguson flet për jetën pas daljes në pension: Më mungojnë ndeshjet e mëdha europiane

Sir Alex Ferguson ka zbuluar se i mungon jeta si trajner futbolli, në intervistën e tij të parë të zgjeruar pas shumë vitesh.

Trajneri legjendar, 82 vjeç, u tërhoq nga menaxhimi në fund të sezonit 2012-2013, pasi udhëhoqi Manchester United drejt titullit të tyre të 13-të në Premier League, në atë që ishte viti i tij i 27-të në klub.

Që nga largimi i tij, United ka pasur vështirësi për të arritur sukses, me Manchester City që ka kryesuar për shumicën e dekadës së fundit.

Në intervistën e tij të parë të madhe pas shumë vitesh, Ferguson foli për BBC Breakfast rreth jetës pas pensionimit.

Kur u pyet si po shkon jeta, ai u përgjigj: “Mirë, po, jam në pension prej 11 vitesh tani, kështu që e gjen një mënyrë për t’u përshtatur”.

Ferguson tha se po qëndronte jashtë telasheve dhe kur u pyet nëse i mungon jeta si menaxher, ai tha: “Po, më mungon ndonjëherë.

Vitin e parë pas pensionimit shkova në finalen e Evropës dhe i thashë Cathy-t ‘kjo është ajo që më mungon’ – ndeshjet e mëdha, ndeshjet evropiane.

Kështu që shkova në shumicën e finaleve evropiane sepse gjeta diçka me të cilën mund të lidhesha, diçka që do të më kishte pëlqyer ta bëja çdo ditë. Sepse këto janë ngjarjet e mëdha ku United duhet të jetë gjithmonë i përfshirë”.