SYRI TV/ Drama e familjes Rakaj në Kurbin, Bashkia i ndërpret ndihmën ekonomike

Shteti i shton dramën familjes Rakaj në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Me pretendimin se kryefamiljari Gjergj Rakaj ka mbushur moshën e pensionit, bashkia i ka ndërprerë ndihmën ekonomike. Por kryefamiljari dhe bashkëshortja e tij, që jetojnë në kushte të vështira, nuk përfitojnë as pension pasi nuk kanë vitet e punës.

Në kushte të tilla ata kërcënojnë me vetëflijim, pasi nuk kanë të ardhura për të jetuar.Të jetosh pa asnjë të ardhur. Ky është realiteti i hidhur në familjen Rakaj në Fushë Kuqe të Kurbinit. 

Pas 30 vitesh çiftit të bashkëshorteve ju hoq ndihmë ekonomike me argumentin se kryefamljari ka mbushur moshen pensionit, por pensionin nuk e përfiton pasi i kanë humbur vitet e punës.

 

Mungesa e të ardhurave ja ka vështiresuar jetesen kësaj familje, e cila i bën thirrje shtetit për ndjmë, pasi edhe zonja e shtëpisë është e sëmure kronike dhe trajtohet me medikamente të cilat nuk kanë mundësi ti blejnë.

Pa asnjë të ardhur dhe mbështetje kryefamiljari Gjergj Rakaj kërcënon me veprime ekstreme deri në vetëflifijim nëse shteti nuk do ti vijë në ndihmë.

Për këtë çështje ju drejtuam dhe Drejtorisë së Shërbimit Social në Bashkinë Kurbin, por nuk morem asnjë përgjigje në lidhje me rastin në fjalë.