SYRI TV/ Fshati Mollas në Mallakastër i shpopulluar, nga 270 familje sot jetojnë 60

Fshati Mollas, pjesë e njësisë administrative Hekal në Mallakastër, ndonëse pranë autostradës Levan-Tepelenë, sot duket si një vendbanim i së shkuarës se i të ardhmes.

Vetëm pak vite më parë, në fshat jetonin 250 familje, ndërsa sot numri është rrudhur në 60 të tilla, dhe ato të përbëra kryesisht nga pensionist.

Dëshmi e shpopullimit, është shkolla, që dikur kishte nxënës, ndërsa sot shërben veç si kopësht, me vetëm pak fëmijë.

Qëndra shëndetësore është por mjek nuk ka.

Mungesa e investimeve dhe shërbimeve, janë ndër arsyet  e shpopullimit të këtij fshati.