Materazzi, para derbit: Dua një Inter në versionin “Valentino Rossi”

Marco Materazzi, në një deklaratë për mikrofonat e “Gazzetta Dello Sport” ka theksuar se dëshiron që Interi të marrë fitoren e shtatë radhazi në derbin e Milanos. Ish-mbrojtësi zikaltër ka bërë një krahasim me një ikonë të garave të shpejtësisë, Valentino Rossi, për të treguar se sa i rëndësishëm është suksesi në derbin e parë sezonal.

"Valentino, kur mbërriti tek Yamaha, shpiku gjithçka për të fituar garën e parë. Ai po ngiste një motor që nuk do ta fitonte kurrë garën. E megjithatë ia doli. Dhe ky sukses ishte një sinjal i jashtëzakonshëm i dhënë për kundërshtarët, sikur të thuash "ky është kampioni".

Marrja e tri pikëve të dielën do të ishte diçka e vështirë për t'u tretur nga rivalët në garën e kampionatit, një goditje e rëndë”.

Materazzi dha opinionin e tij edhe për “thatësirën” e Lautaro Martinezit, aq sa Inzaghi e uli në stol në ndeshjen e Championsit nda City-t, për ta aktivizuar në pjesën e dytë.

"Unë po them këtë: gjithçka që duhet të bëjë është të shënojë një gol. Por për çfarë po flasim? Ai nuk ka pasur pushime, por fiton kudo, me Interin me Argjentinën, është në të 30-at e arta.”