Ibra është gati të shkarkojë Fonsekën, i jep ultimatum për...

Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë ultimatum Paulo Fonsekës: Në qoftë se nuk fiton derbin me Interin, trajneri do të shkarkohet.

Nuk ka alternativë tjetër për trajnerin e Milanit pas rezultateve negative në këtë fillim sezoni.

Suedezi është vënë me shpatulla pas muri nga Kardinale deri te Furlani dhe Monkada.

Drejtori ekzekutiv i kuqezinjve dëshiron që në pankinë të sjellë Alegrin ose Mauricio Sarrin, por Ibra nuk do asnjërin prej tyre. Ai po mendon për ish futbollistin e Juventusit, Igor Tudor, i cili ka qenë trajner i Lazios.

Tani pritet të shohim se çfarë do të ndodh në derbin e së dielës.