‘Ylli’ i Liverpoolit si ‘Fenomeni’, Beckham e Mbappe, gati të blejë një klub francez

Ronaldo “Fenomeni” bleu Cruzeiron dhe Valladolidin; David Beckham Inter Miamin; Mbappé Stade Malherbe në Caen... Duket se gjithnjë e më shumë futbollistë të famshëm janë të interesuar të blejnë skuadra futbolli, si një mundësi unike investimi; ose të dyja, natyrisht.

Fakti është se një tjetër “yll” aktiv i futbollit, në këtë rast nga Liverpooli, do të ishte shumë i vëmendshëm ndaj lëvizjeve që ndodhin në futbollin francez. Ky është Trent Alexander-Arnold, i cili, nëpërmjet një fondi investimi të menaxhuar nga babai i tij, i kushton vëmendje së fundmi asaj që po ndodh në ligën franceze, ku ka shumë klube edhe me emër që kanë probleme ekonomike dhe duhet të rinisin nga kategoritë e ulëta.

Sipas gazetës franceze “L'Equipe”, Trent Alexander-Arnold fillimisht ka eksploruar mundësinë e blerjes së AS Saint-Étienne dhe Le Havre, më pas fondi i futbollistit është fokusuar te FC Nantes, klub që nuk po kalonte momentin më të mirë të paktën në nivel institucional.

Në Francë tashmë po flitet se tashmë është zhvilluar një takim i parë mes drejtuesve të klubit francez dhe fondit anglez të investimeve, i cili ndër të tjera ka një tjetër kompani private investimi në Nju Jork, me të cilën tashmë ka investuar, së bashku spanjollin Juan Mata, në ekipin Alpine Racing F1 të grupit Renault. Për momentin, pronarët e Nantes e kanë mohuar që një takim i tillë të ketë ndodhur.