Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri sot në Fatime Hetemi në Mitrovicë.

Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa policia po kryen hetimet.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 09:42, në  Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, tha ai.