KAFE SHQETO/ Zgjedhja e drejtorit të policisë: Hoxha: Do të jetë një përzgjedhje politike, nga një komision politik

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë ish drejtuesi i lartë i policisë Arjan Hoxha. Ai ka komentuar përzgjedhjen e Drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit.

Arjan Hoxha: Krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur majat e tij. E  kemi parë krimin e organizuar të shtrirë dhe të bërë njesh me qeverinë, me policinë, me institucionet tjera. Në këto kushte për të kuruar sado pak imazhin përpara opinionit publik dhe ndërkombëtar kanë sajuar një konkurs nga një komision që për vetë përbërjen e tij është një komision politik. Sepse në atë komision është Sekretari i Përgjithshëm që është post politik i MB, është drejtori i AMP që është varësi direkt e ministrit. Pra është vete Ministri i Brendshëm që është post politik pra edhe zgjedhje ne këto kushte do të jete përzgjedhje politike....