Atalanta ruajti të paprekur portën kundër Arsenalit, vlerësimi për Berat Gjimshitin

Berat Gjimshiti ishte edhe një herë tjetër një nga më të mirët në fushë për Atalantën, këtë herë në sfidën ndaj Arsenalit, e vlefshme për javën e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampioneve në formatin e ri.

Ndeshja nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola dhe paraqitja e bërë i siguroi mbrojtësit të Kombëtares vlerësimin me notën 7.

“Më pak gabime në krahasim me ndeshjen ndaj Fiorentinës, luan me më shumë vëmendje dhe përqendrim pa u lejuar praktikisht asgjë anglezëve”, ishte komenti i “Tuttomercatoweb”.