Zbulohet një grup i ri gjaku

Quhet Mal grupi i ri i gjakut i zbuluar. Identifikimi sapo është publikuar në Blood, revista shkencore e American Society of Hematology. Ekzistenca e këtij sistemi të ri grupesh gjaku hedh dritë mbi një mister mbi tëcilin kërkimet kanë vazhduar për 50 vjet, mbi mungesën e një molekule që mendohej se ishte universale në gjakun e çdo njeriu.

Sistemet më të njohura të gjakut sot janë A, B dhe 0, me katër grupe kryesore që të gjithë njohim, A, B, AB dhe 0. Gjithashtu është edhe sistemi i RH që përbëhet nga 50 antigjene të njohur, ndryshe thënë Rh pozitiv dhe Rh Negativ. Por sipas protokollit mjekësor eksistojne 47 sisteme të klasifikimit të grupeve të gjakut, dhe Mal është i fundit që i shtohet listës.

Dyshimet e para të këtij grupi gjaku lindën në vitin 1972 tek një paciente, e cila nuk kishte një molekulë në membranën e rruazave të kuqe, që është e pranishme në 99.99% të rasteve tek çdo njeri. Sot në botë vetëm një grup shumë i vogël personash kanë këtë karakteristike kaq të rrallë, për arsye gjenetike.

Zbulimi është mjaft i rëndësisëhm, sepse rrit sigurinë e jetës së pacientëve në momente të nevojës për transfuzion gjaku. Nëse gjatë një transfuzioni organizmi etiketon si të huaj disa antigjene, eksiston rreziku i komplikacioneve, që mund të rezultojnë fatale për jetën e njeriut.