Klodian Rrjepaj mbërrin me pranga në Kuvend, e nis dëshminë me ankesa...

Me pranga në duar, ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj mbërriti në Kuvend për të dëshmuar për sterilizimin në Komisionin Hetimor në orën 10:00.

Në nisje të mbledhjes, Rrjepaj u ankua për termat e përdorur.

"Për sa i përket objektit të hetim të këtij komisioni, besoj se duhet të jetë në përputhje me objektin e asaj që hetohet. Të thuash po hetojmë objektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizmi është një shkurtim gjuhësor. I gjithë debati ka ardhur ai devijim i përkufizimit të këtij projekti. Do ishte mirë që kur të themi sterilizim të nënkuptojmë që ka objektin e vetë: Ofrimin e veshjeve njëpërdorishme, dezinfektimin e sallave të operacionit, trajtimin e mbetjeve dhe repartit të sterilizimit. Është mbledhja, tharja, paketimi dhe më pas sterilizimi," tha ai.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i dha leje të posaçme Klodian Rrjepajt për të dëshmuar sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin, ndërkohë që leja është dhënë edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj.

Komisioni caktoi mëngjesin e 9 tetorit për Beqajn dhe 20 shtatorin për Rrjepajn si data për të marrë dëshmitë, megjithatë autorizimi deri më tani është dhënë vetëm për Rrjepajn dhe Rrapajn.

DESHMIA LIVE