Frika nga përshkallëzimi i konfliktit, Macron mesazh qytetarëve të Libanit: Rruga diplomatike, zgjidhja e vetme!

Presidenti francez Emmanuel Macron në një mesazh drejtuar qytetarëve të Libanit, se e vetmja rrugë për të zgjidhur konfliktin është rruga diplomatike.

Macron theksoi se përshkallëzimi i luftës nuk është në interesin e askujt dhe tensionet duhet të ndalen.

“Përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt,” tha kreu i shtetit të Francës, me rritjen e tensioneve në vend pas shpërthimeve të mijëra pajisjeve të komunikimit shiit Hezbollah, për të cilat grupi i lidhur me Iranin fajësoi Izraelin.

Gjithashtu presidenti francez siguroi se vendi i tij do të mbetet në anën e qytetarëve.