E goditen më shpullë, shkoi në shtepi mori thikën dhe u kthye/ Si ndodhi sherri me dy të plagosur në Tiranë

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re.

Të plagosurit janë 18 dhe 20 vjeç. Ata ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë janë mesuar detaje të reja nga sherri i një nate me parë.

Tre të rinjtë kanë qënë duke pirë në një lokal në zonën e Astirit pasi ishin shokë me njëri tjetrin. Nën efektin e alkoolit ka nisur sherri mes tyre.

Autori i identifikuar si Mandi Qori është qëlluar me shpullë nga 18-vjeçari Eri Driza. Më pas është larguar drejt banesës ku ka marrë një thikë. Pasi është kthyer në lokalin ku ka qënë duke pirë e ka qëlluar të riun 8 herë me thikë, fatmirësisht jashtë rrezikut. I plagosuri tjerër 20 vjeçari ka marrë një plagë në parakrah, pasi ka tentuar që t'i ndante.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.