Penaltia e humbur nga Retegui, pengu i madh i Gasperinit

Atalanta e kaloi me sukses të plotë provën e frikshme kundër Arsenalit në Champions. Në të vërtetë, në minutën e 51-të skuadra bargamaske humbi mundësinë e artë për të marrë një fitore të madhe teksa Retegui humbi një 11-metërsh. Pikërisht këtë rast përmend edhe trajneri Gasperini në përfundim të takimit.

"Ka pak keqardhje për penalltinë, sepse do të shkoni në avantazh 1-0, do të kishte qenë i rëndësishëm. Më vjen keq për të, sepse ka zhvilluar ndeshjen më të mirë që kur ka mbërritur në Bergamo. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me nivelin e performancës në këtë ndeshje."

Zikaltrit e Bergamos u shfaqën në dy raste shumë të rrezikshëm, falë edhe një Cuadrado brilant, i cili hyri në lojë me ritmin e duhur.

“Ndryshimet ofensive? Është mentaliteti ynë, janë sulmuesit ata që na ndihmojnë të mbrohemi para së gjithash. Gjithashtu ishin shumë të mirë me duelet në mesfushë, por në përgjithësi na mungonte aftësia për të shënuar dhe fituar ndeshjen,” deklaroi Gasperini.