Mziu: Arrestimi i Berishës është politik, nuk u respektua procedura, sot PS po e mbron Xhaçkën

Në “Drejt” në Ora News, drejtuesi politik i PD-së në Dibër Xhelal Mziu tha se nuk ka ndodhur në historikun e këtyre viteve që për një person të mos respektohet procedura ligjore me parlamentin për të marrë leje.

Mziu: Kemi shembuj pa fund. Berlusconi ka pasur me qindra gjyqe dhe ishte kryeministër i Italisë. Edhe Trump ka akuza dhe thirret nga gjykata dhe ka gjasa për të qenë president. E vlerësoj reformën në drejtësi pasi e kam votuar, por e konsideroj politik arrestimin e Berishës.

E konsideroj politike edhe nga denoncimi që ka bërë Balla dhe së dyti nuk ka ndodhur në historikun e këtyre viteve që për një person të mos respektohet procedura ligjore me parlamentin për të marrë leje. Po e shihni sesi po luan ping-pong kuvendi me mandatin e Xhaçkës.