Rama në Bruksel/ Nesho: Kryeministri po pengon integrimin në BE, merret me retorika politike

Përmes një interviste në Ora News, diplomati Agim Nesho tha se kur dalin dorëheqje në organe si gjykata Kushtetuese, mbetet me një numër kritik për marrjen e vendimeve dhe kërkohet një zëvendësim.

Nesho: Kur dalin dorëheqje në organe si gjykata Kushtetuese, mbetet me një numër kritik për marrjen e vendimeve dhe kërkohet një zëvendësim. E gjitha vjen nga roli që ka drejtësia dhe mënyra se si janë zgjedhur këta gjyqtar, në mënyrë që të mos ndodhin dorëheqje të tilla. Mendoj se kjo është një karakteristikë e procesit gjyqësor sot e cila nuk është e pavarur nga politika.

Ursula von der Leyen e ka për qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e BE-së, kjo është vizioni i saj në kuadër të influencës ruse dhe kineze. Në planin e saj kur paraqiti qeverinë evropiane takimi për t’i dhënë rëndësi bëri një takim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi që ishte Rama me një NGO, pra një organ jo ekzekutiv ishte më tepër për të zhvilluar retorikën e tij politike. Ky personazh ka 13 vite që po e pengon këtë proces në rrugën që ka marrë Shqipëria duke mos funksionuar shteti dhe drejtësia. Edhe BE-ja e thotë se vendet e Ballkanin nuk janë akoma të përgatitur për tu futur në BE, pasi kanë shumë probleme.