Champions League/ Atalanta dhe Arsenali ndahen në 'paqe', Barcelona mposhtet nga Monako

Kanë përfunduar sfidat e fundit për raundin e parë në Champions.

Ndeshja Atalanta-Arsenal nuk prodhoi gola edhe pse bergamaskët patën shansin e artë nga 11-metrat me Reteguin. Por futbollisti gaboi dhe portieri Raja bëri dy pritje fantastike. Barcelona u mposht në transfertë nga Monako me shifrat 1-2. Blaugranat ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 11-të të sfidës.

Atletiko Madrid ka marrë një fitore të artë në frymën e fundit ku heroi i ndeshjes padyshim ishte Antuan Grizman i cili realizoi të dy golat. Brest triumfoi me shifrat 2-1 me Sturm Graz.