Tiranë/ Ndërron jetë 62-vjeçari te 'Kodra e Dielli'

 Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Kodra e Diellit", në afërsi të nënkalimit.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 62-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2024, në rrugën "Kodra e Diellit", në afërsi të nënkalimit ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. B., 62 vjeç. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.