Leverkusen turpëron Feyenoord, 4 gola në Holandë

 

Kanë përfunduar dy sfidat e pasdites të raundit të parë të ndeshjeve në Ligën e Kampioneve.

Bajer Leverkusen ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Feyenoord në transfertë. Dy gola u shënuan nga Florian Wirtz dhe dy të tjerët nga Grimaldo dhe Tapsoba, me të gjithë golat të cilët erdhën në fraksionin e parë të lojës.

Të besuarit e Xabi Alonsos menaxhuan në mënyrë fantastike rezultatin në pjesën e dytë, duke marrë kështu 3 pikë.

Në Beograd, sfida Crvena Zvezda-Benfica u mbyll 1-2. Akturkoglu zhbllokoi llogaritë, sakaq Kokcu dyfishoi shifrat. Goli i Milson për skuadrën vendase në fundin e ndeshjes, shërbeu vetëm për statistikë.