Gjimshiti kundër Arsenalit, publikohen formacionet zyrtare të sfidave të Championsit

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të fundit për këtë raund në Champions.

Ndeshja që spikat është padyshim ajo në Bergamo, ku Atalanta e Berat Gjimshitit pret Arsenalin, në një duel i cili parashikohet të dhurojë lojë sulmuese dhe emocione.

Në fushë do të zbresin edhe dy emrat e mëdhenj të futbollit spanjoll, Barcelona dhe Atletiko Madrid, të cilët kanë ndeshje jo pak të komplikuara përballë Monako dhe Lajpcig.