Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. 

Sipas burimeve për mediat, shkaqet për këtë vendim nuk dihen ende.

Elsa Toska u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë si anëtare e Kushtetuese me 105 vota pro në vitin 2019.

Toska ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vitesh në Gjykatën Kushtetuese. Toska si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, kaloi me sukses Vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 21.03.2019.

Elsa Toska ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punonte si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare.