Shefi i Hezbollahut, Nasrallah: Izraeli ka kaluar të gjitha vijat e kuqe!

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës së Hezbollahut libanez, Seyyed Hassan Nasrallah mbajti një fjalim, në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon.

Fjalimi vjen dy ditë pasi Izralei shpërthueu pajisjet e komunikimit të anëtarëve të grupit të Hezbollah, duke lënë pas të vdekur dhe mijëra të palgosur.

Për shefin e Hezbollah, Izraeli ka zkalzuar të gjitha vijat e kuqe, pasi shpërtheu mijëra pajisje pager në të njëjtën kohë, theksoi ai. 

Nasrallah tha se armiku izraelit përdori një mjet civil të përdorur nga segmente të mëdha të shoqërisë dhe e bëri këtë përsëri të mërkurën, duke hedhur në erë pajisjet me valë.

 “Ne kemi formuar komisione hetimore teknike dhe të sigurisë dhe po e ndjekim nga afër këtë çështje”.

“Nuk ka dyshim se ne kemi qenë të ekspozuar ndaj një goditjeje të madhe dhe të paprecedentë në nivelet e sigurisë dhe humanitare,” tha ai.

Ky është rasti në luftë dhe "ne e dimë se armiku ynë ka epërsi në nivelin teknologjik, sepse mbështetet nga Perëndimi," shtoi ai.

Sayyed Nasrallah ofroi ngushëllimet për familjet e viktimave pas vrasjes nga Izraeli, siç theksoi ai, ndaj një numri të madh të qytetarëve libanezë duke shpërthyer pajisjet e komunikimit (pagers). 

Shefi i Hezbollahut falënderoi gjithashtu qeverinë libaneze, Ministrinë e Shëndetësisë, spitalet, qendrat shëndetësore dhe institucionet e kujdesit shëndetësor, si dhe mjekët dhe infermierët që ofruan shërbime mjekësore për të lënduarit.

Nasrallah falënderoi vendet që ofruan mbështetje, duke përfshirë qeverinë e Irakut, Republikën Islamike të Iranit dhe qeverinë siriane, si dhe vendet që kontaktuan qeverinë libaneze dhe ofruan mbështetje për qeverinë libaneze. / Mehr Agency.