Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim rreth tre javë më parë u kap nga policia teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Sipas një njoftimi zyrtar, 25-vjeçari dyshohet se ka kundërshtuar me dhunë punononjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës.

Njoftimi:

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë ndaloi shtetasin A. E., 25 vjeç, banues në Bergamo, Itali, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.09.2024, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës. 25-vjeçari është kapur nga shërbimet e DRKM Durrës, në dalje të RSH-së”, thuhet në njoftim.