Simeone nuk ‘firmos’ për barazim në Champions: Formati i ri i turneut nuk i pranon

Në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Laipcig e vlefshme për javën e parë të Champions-it, trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone analizoi takimin e sotëm i programuar për në ora 21:00.

Trajneri argjentinas i jep vlerë fitores në formatin e ri pasi parashikon që tetë të parët që do të shkojnë direkt në 1/8-at.

“Do të duhen 20 pikë e ndoshta më shumë. Duhet të fitojmë, skuadrat duhet të fitojnë. Formati i ri na fton të gjithëve të vëmë bast për të fituar.

Mund të shohim një Champions më argëtuese për njerëzit, sepse, e përsëris, skuadrat duhet të fitojnë patjetër.  Në këtë edicion të ri barazimet shërbejnë deri në një pikë të caktuar”, deklaroi tekniku argjentinas.