'Gjyqi i shekullit', pasojat e rënda të dënimit që mund të marrë Man. City

I ashtuquajturi “gjyqi i shekullit” në futbollin anglez, i konsideruar nga shumë të tjerë si më i rëndësishmi në historinë e sportit, mund të ketë një fund tragjik për Manchester City-n. Vendimi përfundimtar i Komisionit të pavarur nuk do të mësohet deri në fillim të vitit 2025, pasi të përfundojë seanca 10-javore që po zhvillohet që nga e hëna e kaluar në Londër.

Klubi na Manchesteri vijon të mbrojë pafajësinë ndaj akuzave, nga 115 deri në 130, që i janë ngritur nga Premier League për parregullsi financiare.

Skuadrat angleze parashikojnë një dënim shembullor për Manchester City-n, i cili mund të variojë nga gjoba financiare dhe zbritjet e pikëve deri te përjashtimi nga gara dhe heqja e titujve.

“Manchester City është anëtar i shoqatës që ka bërë parregullsi dhe duhet të marrë sanksionin që meriton. Përndryshe, gara do të humbasë autoritetin e saj”, deklaroi presidenti i La Liga-s spanjolle në një intervistë për “Givemesport”. Dhe është pikërisht një nga këto sanksione që mund të ndikojë më shumë në të ardhmen e City-t.

Gazeta britanike “The Telegraph” raporton ekskluzivisht se "Manchester City do të rrezikonte të përjashtohej nga FA Cup dhe Carabao Cup, dhe nuk është e sigurt se mund të vazhdojë të luajnë në Champions ose Kupën e Botës për Klube nëse shpallet fajtor për shkelje të rënda të rregulloreve financiare.”

Klauzola 31 e rregullores së FA Cup thotë se “kur një klub është pranuar për të marrë pjesë në kompeticion, por më pas është eliminuar nga liga në të cilën ai konkurron, Bordi Profesional i Lojërave (PGB) mund ta largojë klubin nga kompeticioni”.