Mbante në banesën e tij në kushte të papërshtatshme, një shpend, e pëson ish-banori i Big Brother

Policia ka vënë në hetim aktorin e humorit, Dritan Brahimi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një shpend e mbrojtur me ligj.

 Kontrollet u ushtruan pasi videon, Brahimi e postoi në rrjetin social TikTok.

Shpendi aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.

Kujtojmë se Tan Brahimi ka qenë aktor humori në programin Al Pazar. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e formatit ‘Big Brother Vip 2’.

Shkodër

Mbante në banesën e tij, në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo), procedohet penalisht 37-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dritan Brahimi, 37 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.