VIDEO/ Panik te qytetarët, momenti i shpërthimeve të radiove në Liban

Këto janë pamjet e shpërthimit të radiove në Liban. Në videon e publikuar nga BBC, dallohen retë e mëdha të tymit mbi horizontin e Libanit.

Shpërthime u dëshmuan edhe në vende të tjera në vend, përfshirë edhe gjatë një funerali, në pamjet e shpërndara në mediat sociale.

Siç dallohet nga pamjet, qytetarët e pranishëm janë panikosur nga shpërthimet e befta.

Vetëm një ditë më parë, mijëra “biper” të përdorur nga anëtarët e grupit të armatosur Hezbollah shpërthyen.

Shpërthimet e radiove vranë 20 dhe plagosën të paktën 450, ndërsa shpërthimet “biper” vranë 12 dhe plagosën më shumë se 2000.