EMRI/ Pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Fier. Pritet ekstradimi drejt Italisë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar në Fier me emrin Laurent Bushaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali.

Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Vijon operacioni i koduar "Para drejtësisë", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.   

I akuzuar nga Gjykata e Torinos, si pjesëtar i një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 35-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të planit operacional policor të koduar "Para drejtësisë", mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën në fshatin Kashisht, shtetasin L. B., 35 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata krimimale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.    

Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin L. B., me qëllim ekstradimin në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.