Gjimshiti kthehet në Champions pas dëmtimit, luan sot në Atalanta-Arsenal

Më 22 maj ishte njëri nga njerëzit më të lumtur në botë. Berat Gjimshiti ngriti lart trofeun e Ligës së Europës si kapiten i Atalantës, dhe ndoshta refuzoi milionat nga Gjiri Persik për të provuar Championsin.

Kapiteni i Shqipërisë do të ketë sot shansin për ta shijuar sërish këtë kompeticion të mrekullueshëm, ku ka arritur dikur edhe në çerekfinale.

Edhe kundërshtari është i veçantë pasi Bergamon e viziton Arsenali.

Pritet që Gjimshiti të jetë titullar, pasi u kthye nga dëmtimi që e la jashtë kombëtares, dhe luajti në fitoren 3-2 ndaj Fiorentinës në fundjavë në Serinë A.

Në mungesë të mbrojtësit të rëndësishëm Skalvini, prania e tij është përcaktuese për trajnerin Xhampiero Gasperini.

Për më tepër, që mungojnë edhe mbrojtësit e tjerë Toloi dhe Godfrej.

Për fat të keq, sulmuesi Skamaka mungon i dëmtuar, por Atalanta ka talent në sulm me yje si Retegi, Lokman apo De Keteler.