Bujaria e Bonuccit, dhuron shumën e majme për portierin që i prenë këmbën

Historia e Berkin Arslanogullarit, portier 19-vjeçar i Union Berlinit, ka prekur botën e futbollit. “Gardiani” premtues po lufton me kancerin e kockave, i cili detyroi mjekët t'i prisnin këmbën, siç konfirmohet nga klubi gjerman.

Për t'i ardhur në ndihmë familjes së tij, ka nisur një fushate për mbledhjen e fondeve, ku kanë marrë pjesë edhe futbollistë të tjerë. Kontributin e tij ka dashur të japë edhe ish-mbrojtësi i Union Berlinit, Leonardo Bonucci, me atë që ka qenë oferta më e lartë deri tani.

Sipas shtypit gjerman, Bonucci ka vendosur të transferojë shumën prej 10 mijë eurosh. Një gjest i bukur nga ish-mbrojtësi, i cili e ka veshur fanellën e Union Berlinit në fazën e fundit të karrierës. Prandaj, donacioni i tij ishte më bujar, duke treguar një ndjeshmëri të madhe.

Bonucci nuk ishte i vetmi eksponent i botës së futbollit që bëri lëvizje konkrete për të ndihmuar portierin. Edhe ish-lojtari tjetër i Unionit, Julian Ryerson, me sa duket ofroi një shumë prej 4 shifrash. Me pak fjalë, pjesëmarrje e madhe për ta ndihmuar këtë djalë të përballet me shpenzimet mjekësore dhe jo vetëm kaq.

Në fakt, paratë do të përdoren edhe nga familja për të mbështetur barrën financiare të jetës së re të djalit. Apartamenti aktual i familjes nuk është i përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara. Prandaj, do të nevojiten ose punë rinovimi ose një shtëpi e re për të ndihmuar Berkin. Deri më tani janë grumbulluar më shumë se 220 mijë euro dhe synimi është që të shkojmë në 2 milionë euro.